Flamuri i Kosovës në Zveçan

Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit, mbi mbishkrimin cirilik

27 Maj 2023, 14:19| Përditesimi: 30 Maj 2023, 11:55

  • Share

1685190133_64001685186346xzvecan673.jpg

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur edhe në komunën e Zveçanit, pas tensioneve të djeshme, ku u vendos kryetari i ri, Ilir Peci, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme janë larguar flamujt e Serbisë, e është vendosur ai i Kosovës. Ndërsa në komunat e tjera u vendos dje flamuri i Kosovës.

Ndonëse situata në veri të Kosovës situata është e qetë frika për tensione të mundshme ndjehet. Pranë ndërtesave të Komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, ka prani të Policisë së Kosovës e gjithashtu edhe brenda godinave.

Në Leposaviç edhe pse ditë pushimi zyrtar, në ndërtesën e Komunës, kryetari i ri, Lulzim Hetemi ka pritur në një takim në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Autoblindat e policisë së Kosovës patrullojnë, ndërsa eskavatorët kanë hequr rërën e hedhur një ditë më parë pranë komunës së Leposaviçit. Dyqanet dhe lokalet janë hapur dhe gjithçka duket se po i kthehet normalitetit.  

Pavarsisht qetësimit të situatës Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkon “të tërhiqen të gjitha forcat speciale” në të kundërt Serbia duhet të ndërpresë dialogun me Serbinë. 

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me kreun e misionit KFOR-it. Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se e kupton shqetësimin e ndërkombëtarëve, por tha se policia dhe të gjitha institucionet e tjera po kryejnë detyrimet që u cakton Kushtetuta.

“Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë kryetarëve të komunave hyrjen në vendin e tyre të punës. Kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

KFOR, e cilësoi “të rrezikshme” situatën e krijuar në veri, ndërkaq NATO i bëri thirrje institucioneve në Kosovë që të çtensionojnë “menjëherë” situatën.

 


Lajmi kryesor:

Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?