Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të martë raundin e katërt. Në Kukës, vendasit e Emiljano Çelës u mposhtën 1-2 nga Flamurtari. Ishin miqtë ata që gjetën avantazhin në minutën e 24-t me Oshafin, para se Beshiraj të barazonte me penallti dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.
Me të nisur fraksoni i dytë, vlonjatët treguan se janë pretendentë për Superligën dhe shënuan një supergol me Bangaly. Në fund goli i dha tri pikë miqve nga Vlora, teksa Kukësi ndodhet në fundin e ftohtë.
Kujtojmë se këtë raund Besa fitoi 3-0 kundër Kastriotit dhe vijon të qëndrojë në krye me pikë të plota. Ndërkohë që Lushnja fitoi derbin kundër Apolonisë në Fier.
Kukësi 1-2 Flamurtari (Beshiraj 39' (11 m)/ Oshafi 24', Bangaly 48')
Rezultatet dhe renditja e Kategorisë së Parë: