Flamurtari e nis me fitore kampionatin kombëtar të basketbollit për vajza. Ekipi vlonjat ka fituar 71-48 ndaj Tiranës në javën e parë të sezonit të ri 2023-2024.
Flamurtari me ndryshime në përbërje nga sezoni i kaluar ka treguar sërish ambiciet dhe për këtë kamponat ku kërkon titullin kampion. Ndeshja ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës e dominuar nga ekipi i drejtuar nga Elona Hasanaj, ndërsa 10 minutat e para u mbyllën në avantazh 14-11. Edhe në periodën e dytë ekipi vlonjat vijoi të jetë me i saktë në parket, ndërsa 10 minuteshin e dytë e mbylli me shifrat 31-20.
Pas pushimit, edhe perioda e tretë ishte më e mirë për ekipin vlonjat që thelloi avantazhin dhe shkoi në shifrat 54-32. Në 10 minutat e fundit ka më shumë administrim të ndeshjes dhe aktivizime të vajzave të reja, ndërsa krejt takimi u mbyll 71-48.
Një nisje me fitore ndaj një ekipi rival për Flamurtarin në një sezon ku kampionati në basketboll për vajza cilësohet mjaft i vështirë.