Teuta nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 26 të Superligës kundër Flamurtarit. Durrsakët që vinin pas fitores me Partizanin mendohej se do të kishin një takim të lehtë ndaj vendit të fundit, por në minutën e 13 Haruni zhbllokoi rezultatin në favor të vlonjatëve.
Pas disa përpjekjeve do të ishte Çyrbja që barazoi shifrat në minutën e 53, por ky takim avarësisht këmbënguljes së durrsakëve do të mbyllej me këto shifra.
Ndërkohë edhe takimi tjetër i orës 14:00 mes Luftëtarit dhe Bylisit është mbyllur em shifrat 1-1. Për ballshiotët që patën një 2019 fantastike ende nuk ka ardhur fitorja e parë në vitin e ri.