Në ndeshjen e parë në Vlorë për vitin 2019-të Flamurtari pret Kukësin e vendit të dytë dhe pretendent për titullin kampion. Ndeshja luhet të shtunën duke nisur nga ora 17:00. Portieri Enea Koliçi vlerëson verilindorët dhe thotë se klubi ka dhënë garanci për zgjidhjen e situatës financiare ndërsa kërkon fitoren në fushë 'E dimë shumë mirë që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shpresojmë të përsërisim atë ndeshje të fazës së parë dhe të dalim me tre pikë. Na kanë dhënë garanci se gjërat do rregullohen shumë shpejt" tha Enea Koliçi, portieri i Flamurtarit.
Ndërsa për Emiljano Mustën, Flamurtari është i bashkuar dhe funksionon si një grup i vetëm. 'Është një ndeshje shumë e vështirë pasi edhe Kukësi kërkon titullin kampion por ne nuk duam të gabojmë në ndeshjet në shtëpi dhe shpresojmë të fitojmë siç kemi bërë në dy ndeshjet e fazës së parë. Këtu kishte vetëm gjëra të këqija dhe ai postim i imi në rrjetët sociale ishte për të thënë se ne jemi të bashkuar, luajmë bashkë dhe japim shpirtin në fushë' tha Emiljano Musta, futbollist i Flamurtarit.
Në kampin vlonjat mungesat janë të shumta. Kale, Torasa dhe Veliu për shkak kartonësh ndërsa blerja e re Sukaj nuk është ende gati.