Flamurtari në stërvitje

Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën

5 Tetor, 17:57| Përditesimi: 5 Tetor, 18:01

  • Share

Flamurtari në basketboll për vajza është përgatitur intensivisht gjatë kësaj jave për të fituar trofeun e parë sezonal, pasi të martën do përballet me Tiranën për Superkupën e Shqipërisë. I njëjti kundërshtar që u përballen edhe në finalen e kupës së federatës.

“Ne ndeshjen finale për kupën e federatës kundër Tiranës e humbëm, por të martën Superkupën synojmë ta fitojmë. Do bëjmë çështë e mundur, do ndryshojmë edhe disa detaje që dalluam në ndeshjen e parë, me ardhjen edhe të një përforcimi mendojmë se ekipi përforcohet shumë dhe do jemi shumë kompetitiv,”-u shpreh Agim Dalipi, trajner i Flamurtarit.

“Ekipi ynë është pretendent për të dalë kampiona, për të fituar kupën e Shqipërisë, por edhe Superkupën,”-tha Tea Memushi, kapitene e Flamurtarit.

Finalja e së martës do të zhvillohet të martën në Fier, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa pritet një interes më i lartë nga tifozët vlonjatë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?