Një emër i madh tradite në futbollin shqiptar, Flamurtari, është rrëzuar në Kategorinë e Dytë, duke prekur fundin e historisë. Vlonjatët u mposhtën në ndeshjen e ‘play-off-it’ nga Tërbuni me penallti, pasi 120 minutat u mbyllën me shifrat 0-0. Në fund kishte lot te futbollistët e Flamurtarit, ndërsa te Tërbuni festa ishte e madhe për rikthimin në Kategorinë e Parë.
“Në radhë të parë mua më vjen keq për Flamurtarin, sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Puka e Meriton Kategorinë e Parë sepse ka një infrastrukturë shumë të mirë, ka tifozë të mrekullueshëm dhe është luks të luash ndaj nesh,”-u shpreh Edmond Dalipaj, trajneri i Tërbunit.
“Kishim një vit që punonim për këtë objektiv. Është diçka e pabesueshme, por prej fillimit e kemi synuar këtë ëndërr. Më vjen keq për Flamurtarin sepse nuk donim që të ishin ata kundërshtarët. Ne më në fund ia dolëm dhe Puka është aty ku e ka vendin. Në kategorinë e parë dhe më lart,”-tha Elson Demi, portier i Tërbunit.
“Ia dolëm me një sakrificë shumë të madhe. E nisëm jo mirë, por më pas u rikthyem. I kemi dominuar të gjitha ndeshjet dhe ne i falenderojmë të gjithë tifozët. Kryatrin e bashkisë gjithashtu që ka qenë shumë korrekt me ne,”-deklaroi Migel Metani, kapiteni i Tërbunit.
Historia e Flamurtarit në dy sezonet e fundit është e frikshme, pasi klubi vlonjat nga Superliga ka zbritur në kategorinë e dytë. Dikur kjo skuadër lumturonte të gjithë shqiptarët, pasi janë të paharrueshme ndeshjet kundër Barcelonës, që vlonjatët luajtën si të barbartë.
Ku perfundoi i madhi Flamurtar.Une nuk kam qene tifoze e tij,por ka qene nje skuader qe dikur fitoi respektin e te gjitheve.
PërgjigjuRezultati i droges dhe krimit, vdes cdo gje qe ka lidhje me te.
Përgjigju