Marcelo Troisi është rikthyer në krye të Flamurtarit pas 2 viteve. Braziliani ka marrë timonin e skuadrës vlonjate pas largimit të Dritan Resulit, i cili dha dorëheqjen si pasojë e humbjes së shkaktuar nga Luzi në javën e parë të kampionatit.
“Ka qenë një telefonatë dhe bisedë me presidentin që më riktheu në Vlorë. Kemi para një punë të vështirë, por e di që skuadra ka lojtarë cilësore dhe duhet të mendojmë për mirë,”-u shpreh Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.
Pasi preku fundin Flamurtari këtë sezon luan në Kategorinë e Parë me qëllimin që shpejt të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Këtë synim e ka pranuar edhe braziliani.
“Objektiv është që Flamurtari të ngjitet në Superligë dhe për këtë do punojmë çdo ditë. Unë e njoh qytetin, ambientin dhe shpresoj që të jenë një ndihmë për t’ia arritur qëllimit,”-deklaroi Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.
Ndeshja e radhës për Flamurtarin në kampionat do jetë kundër kundër Korabit në Vlorë.