Flamurtari në basketboll për vajza fiton trofeun e Superkupës së Shqipërisë

Sport

Flamurtari shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për vajza, mposht 79-69 Tiranën

30 Shtator, 14:02| Përditesimi: 30 Shtator, 14:03

  • Share

TIRANË - Flamurtari ka nisur sezonin 2025-26 me trofe, duke fituar të hënën Superkupën e Shqipërisë në basketboll për vajza. Skuadra vlonjate triumfoi në finale ndaj Tiranës me rezultatin 79-69, në një ndeshje të luajtur në 'Feti Borova'.

Takimi u dominua prej fillimit nga vajzat kuqezi, të cilat e mbyllën periodën e parë me epërsi të qartë, 30-13. Tirana reagoi disi në periodën e dytë, por në pushim Flamurtari mbante avantazhin 49-37. Në pjesën e dytë, vlonjatet administruan qetësisht diferencën prej 12 pikësh dhe nuk e vënë asnjëherë në dyshim suksesin.

Një detaj i veçantë erdhi nga pankina bardheblu,ku trajnerja Mirza Alibegaj vendosi t’i jepte hapësirë talenteve të reja, duke aktivizuar në finale Byberin (12 vjeç) dhe Filopatin (14 vjeç), dy basketbolliste që konsiderohen e ardhmja e klubit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?