Lezha u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë artistike, ku fëmijët me sindromën Down shprehën talentin dhe emocionet e tyre përmes artit.
Ekspozita e titulluar "Flasim Përmes Ngjyrave" solli një galeri të mrekullueshme me piktura, të realizuara nga duart dhe shpirtrat krijues të këtyre fëmijëve të cilët nuk janë si gjithë të tjeret.
Me ngjyra të ndezura, forma të larmishme dhe një ndjeshmëri të thellë artistike, çdo vepër pasqyronte botën e tyre të pasur dhe mënyrën unike se si e perceptojnë realitetin.
Ekspozita u organizua me qëllimin për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi aftësitë dhe potencialin e fëmijëve me sindromën Down, duke treguar se arti është një gjuhë universale që kapërcen çdo kufi.
Në këtë ekspozitë të titullua "Flasim Përmes Ngjyrave" u prezantuan 61 punime të fëmijeve me sindromën Down, duke tërhequr vemendjen e shumë të pranishmeve, ndërsa të ardhurat që do të grumbullohen do të shkojnë për këtë shtrese të shoqërisë.
Komente
