Komentet e Kreu të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, se nivelet e rrezatimit në ish-centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë ishin jo normale ngritën shqetësime të reja për ish-centralin e energjisë.
Por IAEA ka thënë për agjencinë e lajmeve “BBC News” se Grossi nuk po i referohej ndonjë problemi të ri në Çernobil, por ai po fliste për një situatë që ishte potencialisht e rrezikshme kur forcat ruse pushtuan vendin atëherë, por që tashmë janë larguar.
“Nuk e di nëse ishim shumë afër katastrofës, por situata ishte absolutisht jonormale dhe shumë, shumë e rrezikshme”, tha Grossi.
Nivelet e rrezatimit u rritën nga lëvizja e dheut e shkaktuar nga makineritë e rënda dhe hapja e llogoreve dhe mbeten ende më të larta se normalja. Nga IAEA raportohet se pavarësisht niveleve më të larta të rrezatimit ato nuk përbëjnë nivele të larta rrezikshmërie.
Gjithashtu ekspertët besojnë se përveç niveleve pak të ngritura të rrezatimit të sfondit, siguria e natyrshme e zonës nuk është ndikuar nga pushtimi.
Misioni i IAEA ndodhet në Çernobil për të kontrolluar që asnjë material bërthamor nuk është larguar nga vendi për t'u përdorur për qëllime ushtarake. Verifikimi i pavarur dhe ekspert i këtyre fakteve nga mbikëqyrësi bërthamor do të jetë një lehtësim i madh për komunitetin ndërkombëtar.
Lajmi kryesor:
Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë
J.GJ./ReportTv.al