Kronikë
Top 24

Fleckenstein për vizat me Holandën: E motivuar politikisht dhe e mbështetur edhe nga politikanë shqiptarë

24 Prill 2019, 19:22| Përditesimi: 24 Prill 2019, 19:29

  • Share

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.

Në një reagim për gazetën “TemA”,  eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga Parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, shprehet Fleckenstein.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli se si do të ndikojë ky vendim në procesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”, nënvizon eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Më herët, Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë duke parështruar si arsyeje kriminalitetin e shtuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Ishin 5 parti politike  VVD, CDA, PVV, SP dhe CU që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Ndërkohë, forcat politike VVD, CU dhe CDA janë 3 nga 4 partitë e koalicionit qeverisës.

Komento

Komente

  • Turp: 24/04/2019 20:43

    Sali Berishovic e Lul Esad Bashic,marrin rroge nga Shkiet si Agjente te UDB

    Përgjigju
  • xreport: 24/04/2019 20:13

    o sali o tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?