Avokatja Antoneta Sevdari, e Sidorela Çelës, tha gjatë një prononcimi për mediat se Gjykata kishte vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre, dhe sipas saj e gjente të drejtë lirimin e tyre nga ambientet e qelisë.
'Detyrim për t'u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Gjykata tha se prokuroria duhet të kishte konstatuar veprimet e paligjshme, dhe se në përgjime nuk kishte prova të mjaftueshme për të evidentuar bashkëpunimin mes personave. '- tha avoktja.
Lajmi kryesor:
'Akuza për bashkëpunim me Tiren'/ Gjykata liron nga burgu një nga infermieret dhe sanitaren e 'Shefqet Ndroqit'! 2 të tjerat mbeten në burg
M.Q.//ReportTv.al