Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka gjetur forcë dhe ka folur në media për dhimbjen që po kalon ai së bashku me familjen. Ai tregon se këtë humbje të madhe e ka përjetuar shumë më keq e ëma dhe motra e të resë, e ndërsa thekson se nuk ka pasur një ndihmë të specializuar nga autoritetet.
“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin. Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të them asgjë. Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, ka rrëfyer babai i 19 vjeçares.
Lajmi kryesor:
Tragjedia në Greqi, drejtuesi i stacionit të Larisës merret në pyetje për 7 orë: Nuk e di si ndodhi! Makinisti duhet të më thoshte se çelësat s'janë të drejtë
B.K./ReportTv.al