Demian Smith

Kronikë

Flet edhe shqip, ambasada e SHBA prezanton zv.ambasadorin e ri në Tiranë! Ka punuar shofer autobusi e kuzhinier, Smith: Pres me padurim të zbuloj shtëpinë e re

2 Gusht 2021, 14:53| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 14:58

  • Share

Zv.ambasadori i ri i SHBA-ve në Tiranë është Demian Smith dhe flet shqip. Ai është prezantuar sot nga ambasada e SHBA. Smith mësohet se ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997, ndërsa tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm. Siç bën me dije ambasada përmes  një njoftimi në rrjete sociale, zv.ambasadori “është i gëzuar për aventurën e të re, për rikthimin në Ballkan dhe pret me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë e re”.

Më parë, Smith  ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik etj.

Më parë, jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi. Zv.ambasadori flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

BIOGRAFIA
Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë.

Komento

Komente

  • luan: 02/08/2021 19:34

    pse nuk sollen nai haremçi

    Përgjigju
  • Bobi: 02/08/2021 18:32

    Turist i vitit 1997 hahahahahaha. Ato koh kish frik me dal ka shpia paskan ardh dhe turista at vit hahahahaha

    Përgjigju
  • Brevo: 02/08/2021 18:31

    Partia gjithmon i ka dashur dhe promovuar njrzit e dashur dhe puntor. Edhe Lenka Cuko ishte mjelse lopesh por partia e beri ministre

    Përgjigju
  • Eropio: 02/08/2021 16:17

    Ky do tu mesoje Shqipen Shqipetareve, perfshi dhe gazetaret. qe te mos keq interpretohen ose te keqe kuptohen mesazhet e Ambasades.

    Përgjigju
  • Shiku: 02/08/2021 15:48

    Nje tjeter agjent i CIA

    Përgjigju
  • Lala i Lushnjes: 02/08/2021 15:46

    Që ka qënë në Serbi nuk më pëlqen hiç fare. Kush vjen nga Serbia na ka bër gjëmën. Po ia ka mbushur valixhet serbi puthu me Milon.

    Përgjigju
  • amerikan: 02/08/2021 14:52

    keta te tere te shkrijne me "shqipen" qe ua mesojne para se ti nisin ketu per aventuren amerikane te radhes ne nej vend si shqiperia.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 02/08/2021 13:10

    Original former CIA - welcome.

    Përgjigju
  • Turisti: 02/08/2021 13:04

    ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 Si turist apo si spiun? E paska marr malli per shqiperine

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/08/2021 14:59

      Hahahaha të lumt, sa kam qeshur me këtë turist 97 !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?