Kronikë

Flet gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga drejtori në Pogradec: I shkruante llafe turpi në telefon, duhet varur! Kemi frikë t'a çojmë në shkollë

7 Nëntor 2021, 11:28| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 14:41

  • Share

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej viktimave të ngacmimit seksual nga drejtori i shkollës në fshatin Stropckë, në Pogradec ka folur për Report Tv, ku ka treguar detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo tha se ishte pikërisht drejtori që prej dy javësh i shkruante të miturës mesazhe në telefon me "llafe turpi" siç specifikoi gjyshja.

E moshuara, e cila është edhe kujdestarja e vajzës për shkak se prindërit e saj jetojnë në Greqi, tha gjithashtu se ka shumë frikë të çojë 14-vjeçaren në shkollë, pasi një ngjarje e ngjashme mund të përsëritet.

"I ka shkruar çupës në telefon. Ajo i tha kujdestares kishte folur me atë, pastaj e morën vesh ne, çupën e kishte ulur poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi, kishte dy javë që i fliste. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Në komisariat shkuan bashkë me çupën tjetër dhe babain e saj. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjera, t'i varin, këtë dua unë. Nuk dalim dot përjashta prej çupës. Çupa ka 2 vjet këtu, se ishte në Tiranë. Ne kemi frikë ta çojmë në shkollë.", tha ajo.  

Drejtori i shkollës 9-vjeçare, Adriatik Haxhillari i cili për gati 1 muaj ngacmonte seksualisht 2 vajza të mitura është vënë në pranga.

Denoncimet për ngacmime seksuale ndaj të miturve kanë qenë të shpeshtë ditët e fundit, ku vetëm 2 ditë më parë një rast i tillë u denoncua në Gjirokastër. Prindërit e një 16-vjeçarje denoncuan të afërmin e tyre, 53-vjeçarin me inicialet K.H., me akuzën se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me të miturën. Gjykata vendosi sot për 53-vjeçarin masën e sigurisë 45 ditë burg, ndërsa vetë ai i mohoi akuzat e ngritura. Ai ka deklaruar se të miturën e ka trajtuar si vajzën e tij, duke e akuzuar se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?