Gruaja e Presidentit të vrarë të Haitit Jovenel Moise ka folur për herë të parë që kur persona të armatosur mësynë në shtëpinë e çiftit në Port-au-Prince, ku është shprehur se kulmi ndodhi 'sa hap e mbyll sytë'.
Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë bashkëshorti i saj, Jovenel, “nuk qe në gjendje të nxirrte asnjë fjalë të vetme”.
Moise e cila mbeti e plagosur postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Tëitter, duke përshkruar momentet e vrasjes dhe duke u zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit.
“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpi dhe masakruan burrin tim me plumba. Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”.- tha Martine Moise.
Ajo gjithashtu tha që mercenarët u dërguan për të vrarë burrin e saj "për shkak të rrugëve, ujit, energjisë elektrike dhe referendumit si dhe zgjedhjeve në fund të vitit në mënyrë që të mos ketë tranzicion në vend".
Presidenti i Haitit, Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ. Policia e Haitit njoftoi se Presidentin e vrau një grup prej 28 mercenarësh të huaj, mes të cilëve 26 janë kolumbianë.