Flet i vëllai i njërit prej të dhunuarve: Bilbil Maja ka thyerje e dëmtime në kokë! Gurorja e Rrajave po na shkatërron shtëpitë! Edhe sot ka shpërthime

7 Korrik 2023, 13:28| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 18:26

  • Share

1688729449_1688725102foto.jpg

Në një intervistë telefonike për Report TV Lulzim Maja tregon se çfarë ndodhi dje në lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe ankohen se gurorja në Borizanë po u shkatërron banesat. 

Ai thotë se gjëndja shëndetësore e Bilbil Majës mbetet e rëndë. Bilbili është personi i veshur me bluzë blu dhe në videon e dhunës është shënjestra e pjesëtarëve të fisit Rraja.

“Bilbili është djali i xhaxhait tim. E kemi çuar në mëngjes në një spital privat pasi gjëndja është e rëndë. Ka thyerje krahu, këmbësh. Ka dhe dëmtime në kokë nga goditjet por urojmë të mos jenë të rënda. Kurrizin e ka të zi nga goditjet” tha ai në një prononcim telefonik për Report TV.

Lulzim Maja është vëllai i Jashar Majës dhe kushëriri i Bilbil Majës, të cilët janë dhunuar me shkopinj gome e bejsbolli dhe janë qëlluar me grushta e shkelma. 

I keni identifikuar se kush janë personat që ju dhunuan?

“Të gjithë kanë lidhje me guroren. Personalisht nuk i njoh me emër por të gjithë”

Ku banojnë dhe pse janë shqetësuar për guroren

”Jemi 200 metra në vijë ajrore larg gurores. Ka male plot të shkojnë atje. Edhe sot në këto momente, edhe pse ka ndodhur ngjarja, gurorja vazhdon punën.

Po pse ishte takimi në lokal?

Sipas deklaratës ë vëllait tim dhe çuni të xhaxhait ata janë takuar me inxhinierin e gurores për ti kërkuar të ulin dorën e shpërthimeve se po na shkatërrojnë banesat


Lajmi kryesor:

VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?