Flet "kërcënuesi" i Tahirit: Ja si 
koordinatori i PD përdori FB tim

18 Nëntor 2015, 10:00| Përditesimi:

TIRANE- I shoqëruari i parë në polici për mesazhin kërcënues ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Klodian Mahmutaj flet për gazetën “Shqiptarja.com”, se si u përdor emri i tij nga shoku i ngushtë, Valter Meshi koordinator i PD në zonën e Tiranës.

22-vjeçari u shpreh se katër muaj më parë i kishte besuar pasuordin e “Facebook” shokut të tij, duke mos menduar se do të përfshihej në ngjarje kaq të rënda. Po ashtu, Klodiani tha se nuk kishte asnjë dijeni për mesazhin e nisur në adresë të ministrit Tahiri dhe se nuk mbante asnjë përgjegjësi.

I riu tregoi se mbrëmjen e së dielës është paraqitur vetë në komisariat, kur mësoi se emri i tij u përmend në këtë ngjarje.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?