Serena Sula

VIP & Spektakël

Flet konkurrentja e 'Miss Universe Albania 2018' në prapaskenë: “Më është bërë padrejtësi”

8 Qershor 2018, 09:57| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 10:08

  • Share

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua konkursi i bukurisë i 'Miss Universe Albania 2018' ku fituese ishte 18-vjeçarja nga Elbasani, Trejsi Sejdini. Gazetarja Dasara Karaiskaj ka intervistuar në prapaskenë personazhe të njohur kur ndërkohë një nga konkurrentet ka dalë duke qarë nga skena.

E pyetur nga gazetarja pse qante dhe nëse mendonte se i ishte bërë një padrejtësi,  konkurrentja Serena Sula, 16 vjeç nga Lezha e pohon një gjë të tillë. Dasara karaiskaj e pyet për arsyen dhe ajo përgjigjet: “A nuk më sheh”.

Gazetarja ka postuar në Instagram videon dhe shkruan: “Dhe ajo, fitoi. Dhe foli prapë. Prandaj ndiqni sonte. E keni edhe në Digitalb, backstage Miss Universe Albania. Shikim të këndshëm. Do kënaqeni.”

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?