Anxhelina Petro

Kronikë
Top 24

Flet kumbara e vajzës shqiptare që u vra nga i ati në Greqi: Ja si e njoha, babai e torturonte, do i tregoj të gjitha

13 Janar 2019, 19:09| Përditesimi: 13 Janar 2019, 19:21

  • Share

Në natën e ndërrimit të viteve në Korfuz një shqiptar vrau vajzën e tij pas debatit në familje, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan (lexo këtu). E ndërsa i ati i penduar kërkoi dënimin maksimal për veten e tij dhe vajza u përcoll për në banesën e fundit në Berat, në mediat greke ka folur kumbara e  Anxhelina Petros. Ajo tregon si e ka njohur vajzën 29-vjeçe, ndërsa akuzon se Aleko Petro e dhunonte vazhdimisht.

"Anxhelina ka vuajtur shumë nga babai i saj, i cili e dhunonte vazhdimisht, ishte torturuar. Ne jetonim në një fshat. Unë jam njohur me atë në kishë, pasi kishte shumë dëshirë që të bëhej e krishterë. Unë do ti zbuloj të gjitha, pasi ka shumë për të thënë. Ne kishim folur me orë të tëra pa fund. Anxhelinën e kisha si vajzën time. Unë do ti them të gjitha në gjykatë. Është një dramë familjare kjo histori. Ka shumë gjëra që nuk janë thënë" tha ajo.

Para se trupi i vajzës të transportohej nga Greqia për në Shqipëri për t’u përcjellë për në banesën e fundit, e ëma e Anxhelinës, Xhezmije Hoxhallari kërkoi që të hetohet nëse është përdhunuar para vrasjes. Por avokati i autorit, Aleko Petro e ka mohuar. “Ai e mohon me forcë këtë gjë, nuk ka abuzuar me vajzën” është shprehur avokati për mediat greke.

Komento

Komente

  • Harixhi: 14/01/2019 06:31

    per nje pal letra shi si degjenerojn njeri tjetrin harixhit

    Përgjigju
  • pa fjal!: 13/01/2019 20:25

    Po me vajzen c'pate more dereziu ti..e rrite e bere 30 vjece pastaj ja more jeten...jeta eshte e veshtire o shok po sdo arritur ne cmenduri...e pe qe s'kontrollohesh dot futja vetes,mblidh mendjen,mos i bjer njeriu me qaf kot.

    Përgjigju
  • Astrit capa: 13/01/2019 19:19

    Ndaj cdo personi tregoj dhune por ndaj vajzes kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?