maja nikolic

VIP & Spektakël

‘Shaqiri më dërgon video me këngët e mia’, këngëtarja serbe reagon sërish: Lajm i rremë, mediat e kanë deformuar deklaratën time

6 Dhjetor 2022, 10:23| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 15:54

  • Share

Pas fitores së Zvicrës kundrejt Serbisë në Botërorin e Katarit, në media u raportua se këngëtarja serbe Maja Nikolic, ka thënë se Xherdan Shaqiri i ka dërguar video nga dhoma e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj në gjuhën serbe.

Ajo sipas, Grand Online ka thënë se lojtarët shqiptar duhet t'i kërkojnë falje lojtarëve serb dhe duhet t'i vijë turp për gjeste e tyre në fushë.

Por në një deklaratë në rrjetet sociale, Maja Nikolic thotë se fjalët e saj kundrejt futbollistit shqiptar që luan me Zvicrën, Xherdan Shaqiri, janë nxjerrë nga konteksti.

Ajo shkruan se është deformuar deklarata e saj dhe se lajmi i publikuar në media është i rremë.

"Ju lutem mos i shkruani këto lajme të rreme. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, nuk kemi pasur kurrë kontakt dhe nuk është e drejtë të shkruaj për dikë që më ka telefonuar kur nuk jemi takuar kurrë. Mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.

Postimi i këngëtares Maja Nikolic ku thotë se deklarata e saj është nxjerra jashtë kontekstit

F.D/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 06/12/2022 12:55

    Kengetare tallavaje turbo folku duhet me qene kjo. Per cfare ka folur,u dalloka shpejt qe qenka idiote komplet.

    Përgjigju
  • Pjeter: 06/12/2022 12:47

    Kjo tregon c'fare mentaliteti mbizoteron ne Serbi!!!Lojtaret shqiptare duhet tu kerkojne falje shtazave qe perfaqesojne Serbine!!!

    Përgjigju
  • Ty edhe qyrret nuk ti hedh Shaqiri: 06/12/2022 10:53

    O Zot qe Shaqiri te degjoje kete e kush e beson? Ik mon sorre , duhet skuadra serbe me trajnerin te kerkojne falje per sharjen nga nena te lojtareve shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?