Vdekja e 4 rusëve në hotel ‘Gloria’ në Qerret është veshur me mister, pasi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i vdekjes së tyre. Ndërkohë për mediat ruse ka folur edhe një kolege e Sergei Burenkov, Anastasia. Ajo ka treguar edhe versionin e saj duke treguar se ventilimi i hotelit nuk ka funksionuar, por ajo sërish pyet e habitur sesi miqtë e saj humbën jetën në një dhomë aq të madhe në të njëjtën kohë.
‘Sergei ishte një person shumë i mirë, ai nuk i bëri asgjë të keqe askujt. Ne punuam së bashku me të. Ajo që ndodhi ishte një tronditje për ne! Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë mbetën në vendet e tyre. Jam i sigurt se ata nuk mund të vdesin papritmas të gjithë së bashku ose të helmojnë veten në çast. Dikush do të lëvizte ose do të binte, por ata ishin ulur në vendet e tyre. Nuk ka gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do të dalin në media. Ata nuk kishin kohë për të ngrënë apo pirë asgjë... Dhe ata që shkruajnë lloj -lloj marrëzish, i uroj që të mos e ndiejnë dhimbjen që na pushtoi, - tha Anasatasia, mikeshë e turistëve të vdekur në Shqipëri.
Vajza tha se po kryhet egazminimi i trupave.
‘Derisa të na i japin trupat, ne jemi duke pritur për një ekzaminim. Emri i dhëndrit ishte Katya Nikita. Unë nuk e kam parë atë, e njoh babanë e saj më mirë - Sergei. Tani ne thjesht po presim, - tha Anastasia.
Lajmi kryesor:
Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes
M.Q./ReportTv.al