Federico Chiesa

Flet njeriu i ndeshjes, Chiesa: Goli në sekondat e para na tronditi! Tani do të kemi përballë një skuadër të madhe

16 Qershor, 09:26| Përditesimi: 16 Qershor, 09:27

  • Share

Federico Chiesa, i cili u shpall lojtari më i mirë në përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, sipas UEFA-s, ka folur për mediat pas ndeshjes.

Ai u shpreh se goli në sekondat e para të ndeshjes e ka tronditur, ndërsa shtoi se duhet të shënonin dhe gola të tjerë. Duke analizuar ndeshjen, ai tha se skuadra italiane duhet të kishte pasur më shumë pasime vertikale.

“Mendoj se edhe goli i hershëm na tronditi. Sipas meje, meritonim të shënonim disa gola të tjerë. Rrezikuam pak në fund, në këtë nivel gjithçka mund të ndodhë. Kjo është ajo ku ne duhet të përmirësohemi, duke vrarë ndeshjet që dominojmë.

“Duhej ta vrisnim më herët, pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Mund të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron të mbajë kontrollin e lojës. Ky është një fillim i mirë me të vërtetë, pasi njerëzit mendonim se ishim dobët, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyer dhe tani do të jemi përballë një ekipi të mrekullueshëm si Spanja”.- tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?