Flet për herë të parë Saimir Tahiri: Gjykata më tha, 'Je i pafajshëm po s'kemi këllqe ta themi'!

19 Shtator 2019, 22:07| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 08:55

  • Share

“As qesh dhe as nuk qaj dot”!

Këto ishin fjalët e para të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. I emocionuar, Tahiri u shpreh para mediave se vendimi i gjykatës ishte absurd, ndërsa shtoi se edhe pse asnjë akuzë e prokurorisë nuk u vërtetua, përsëri u shpall fajtor.

Vendimi i gjykatës për Tahirin është vetëm maja e betejës, ku sipas tij edhe pse është hetuar si trafikant më i madh i Shqipërisë, gjykata ka folur duket thënë se bien të gjitha akuzat. Për Tahirin, gjykata i tha se është i pafajshëm, por nuk ka këllqe për ta nxjerrë të pafajshëm, ndërsa shtoi se ditën e nesërme do të flasë më gjatë për këtë dënim.  

"Më rezervoni të drejtën ta përtyp një herë këtë estradë që ndodhi. mesa kuptova, gjykata më tha që nuk jam kriminel nuk jam trafikant nuk jam pjesë e një grupi kriminal por me gjithë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot as qaj dot por nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë mu duk një gjë e tipit, je i pafajshëm po s'kemi këllqe të ta themi. prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat. Unë dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ca t'ju them, jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata më thotë nuk ke bërë trafik droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqë kushërinjtë paskam përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t'ju them zoti ju ruajt edhe juve masë nuk ju përdor njeri emrin. Kjo është vetëm maja e betejës sime. Prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi", tha Tahiri.


Lajmi kryesor:

Bien akuzat për trafik droge e grup kriminal! Gjykata dënon Tahirin vetëm për shpërdorim detyre: 3 vite në provë


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?