Darka e Metës me Nezën, Rossinin, Duçkën etj (Me rreth kuq Ilir Meta, me rreth blu Agron Neza)

Flet për skandal e akuzon Ramën, del fotoja e Metës në tavolinë me Agron Nezën, ish-agjentin e FBI Rossini, Dorian Duçkën dhe biznesmenin kinez të konsorciumit të energjisë

9 Shkurt 2023, 23:43| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 11:52

  • Share

Arrestimi i një ish zyrtari të lartë të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, ka trazuar ‘ujërat’ disa mijëra kilometra më larg, në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Opozita shqiptare ka ngritur të gjithë kauzën e betejës së saj por edhe ka thirrur protestë për ‘të nisur Revolucionin’, pasi e akuzon Kryeministrin Rama për shumë lidhje me persona të ndryshëm, ku përveç McGonigal përmenden Agron Neza, Dorian Duçka, një tjetër agjent i FBI Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

Dhe ja ku del një foto që i bën sërish qesharakë përfaqësuesit kryesore të opozitës në Shqipëri. Në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com shihet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij.

Me një foto rrëzohen totalisht të gjitha pretendimet e opozitës, të vetë Ilir Metës që Rama bashkë me këta persona, që vetë Meta darkon këndshëm, ka bërë korrupsion dhe ka thurur intriga për të shkatërruar Partinë Demokratike apo Sali Berishën apo Ilir Metën.

Edhe një herë ashtu siç ndodhi me Sali Berishën, edhe pretendimet e Ilir Metës se nuk e njihte Agron Nezën rrëzohen totalisht. Në foton më poshtë duke darkuar ndër të tjerë janë me rreth të kuq Ilir Meta, me rreth blu Agron Neza, ngjitur me Metën Dorian Duçka dhe në krye të tavolinës Mark Thomas Rossini. 

Në takim edhe një personazh tjetër shumë i rëndësishmë që e bën edhe më të komplikuar këtë ‘darkë’ të Metës. Përballë Ilir Metës është një biznesmen shumë i madh kinez me emrin Patrick Ho. Ai në atë kohë ishte përfaqësues i kompanisë CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”), për të cilën punonte Dorian Duçka, djali i hallës i Ilir Metës, të cilin ai e kishte futur në Qeveri edhe me Berishën por edhen në koalicionin me Ramën. Në këtë kompani kaq të rëndësishme kineze energjie punonte si konsulent Dorian Duçka, të cilin tani Meta e akuzon që pikërisht përmes këtyre lidhjeve me këta persona (që hanë darkë me Metën) ai ka ‘lobuar’ kundër Bashës i nxitur nga Rama.

Mark Rossini është përmendur nga Sali Berisha si një prej personazhe që i kanë bërë më shumë dëm figurës së tij dhe të angazhuar së bashku me McGonigal në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Po tani që aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin? Çdo të thotë Berisha? A punoi edhe Ilir Meta për ta asgjësuar atë dhe Partinë Demokratike?

Kujtojmë se ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh. 

Për këtë histori opozita ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal por edhe ka thirrur një prortestë me kërkesë dorëheqjen e tij. 

Me të kuqe Ilir Meta, me rreth blu Agron Neza, përballë Mark Thomas Rossini. 

Shqiptarja.com ka siguruar edhe një foto të shqiptaro amerikanit Agron Neza dhe ish agjentit të FBI Mark Thomas Rossini në shoqërinë e njëri-tjetrit në Neë York.

Agron Neza dhe Mark Thomas Rossini

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 11/02/2023 10:38

    Bemat e Likes e Doktorit i dime. Po kete te kudondodhurin Ducka cfare dreqin e do Rama per keshilltar?! Se kuptoj pse nuk po heq dore nga keta problematiket, apo nuk e leshojne ata?!

    Përgjigju
  • Coroditja: 11/02/2023 08:30

    Drejtesia Amerikane nuk do t’ja dije se sa dekorata dhe heroizma kan shelsit e ligjit, nese populli Amerkan nderon dhe dekoron nje hero dhe veprimtarin e tij per SHBA, nuk heziton te denoj ne burgim te perjetshem ose me vdekje po ate nese shkel ligjet amerikane. Pse nuk tregoni krimin e ish-presidentit , dhe beheni bashkpuntor dhe nuk tregoni gjithe te vertetat si shtyp Shqiptaro-Italian.

    Përgjigju
  • Bardhyl: 10/02/2023 17:17

    Kudo qe ju tu kapesh,jeni te dhier aq sa dhe pislleku me ju eshte me i ndyer se ju.Mjer ata budallej,,qe ndyejne veten me ju.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 10/02/2023 17:03

    E cmenden kete popull qr…

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/02/2023 15:18

    O lepurush, nga do fshihesh tani o lepurush...ti dhe Berisha jeni bërë si diktator, si Kim Jong-Un, mëngjes drekë darkë ju dilni në TV dhe shpikni aq shumë brroçkulla sa dhe Alfred Çako ju ka zili!! Akuzoni të tjerët për gjëra që i keni bërë ju vetë, si Putini që akuzon ukrainsit si nazistë por ai që sillet si nazist është vetë ai! Dita e gjykimit po vjen edhe për ju o budallenj

    Përgjigju
  • Fatmir Gazi Teveqel Çafaj: 10/02/2023 08:28

    Shikoni se kush është fundrrina Ilir Spiun Metaj. Ky njeri gërthet hajduti, hajduti kapeni hajdutin në një koh që Ilir floriri është kryehajdut e flliqsir e kombit.

    Përgjigju
  • E madhe: 10/02/2023 07:48

    Ilir Meta na mashtrues, kete se ka prit askush. Enveri kriminel, Nano mashtrues, Berisha mashtrues,Rama mashtrues, Populli shqipetar trim. Pse ikim nga vendi yne, debojme mashtruesi dhe rrime ne vendin tone. Ah harrova popull trim e kemi sa per tarnallik.

    Përgjigju
  • George: 10/02/2023 03:14

    Nje popull qe nuk ka ekonomi te zhvilluar ku te punesoje popullin e vet, do te jepet pas intrigave politike, gossipit, Lojrave te fatit dhe Big Brother-it.

    Përgjigju
  • taho: 10/02/2023 01:20

    KU JE TANI ILIR META ,,,,,mohoje qe nuk e njeh nezen-- dhe rossinin....paske pire e ngrene darka me ta ,,,pa na thuaj c'fare ke biseduar ne tavoline me kinezet dhe rossinin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?