Klajdi Bitri dhe Xhuliano Bitri

Itali/ I riu shqiptar u vra për të mbrojtur mikun italian, flet i vëllai i Klajdi Bitrit: E pashë të vdiste para meje! Po pres të dërgoj trupin në Shqipëri te prindërit

29 Gusht 2023, 08:25| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 13:44

  • Share

Vëllai i vogël i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës, 27 gusht 2023. në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane. I shtangur nga ngjarja e rëndë dhe me lot në sy, tha se Klajdi ishte si një baba për të. Xhuliano Bitri kërkon të rikthejë në Shqipëri trupin e 23-vjeçarit të vrarë me shtizë nga një algjeriani Fatah Melloul.

‘Prindërit tanë ende jetojnë atje. Ai ishte edhe baba për mua, bëri gjithçka për të më ndihmuar të kisha një jetë më të mirë. Dje isha me të, ai pa Danilon, një mik italian, duke u rrahur dhe tentoi ta mbronte duke i thënë atentatorit të ndalonte. Dukej se ishte qetësuar, por në vend të kësaj shkoi të merrte shtizën. I bërtita të ikte, por tjetri e goditi qëllimisht. 

Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse.  Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë".- rrëfen ai.

Për median italiane 18 vjeçari foli nga morgu i qytetit, ku po i qëndronin pranë miqtë e tij më të afërt dhe po kërkonte informacion se si të dërgojë trupin e pajetë të vëllait në Shqipëri.

“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi e mori për të punuar në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta dërguar trupin në shtëpi ."- tha ai.

Xhuliano tregon se ishin në makinë kur panë sherrin që po ndodhte në mes të rrugës! Klajdi, tregon më tej Xhuliano, i kërkoi algjerianit që të largohej dhe gjithçka u duk sikur situata u qetësua, por algjeriani u kthyes sërish me një shtizë në dorë dhe qëlloi Klajdin,

‘Ai e qëlloi me dashje. Pasi i nguli shtizën vëllait tim në gjoks, u largua.’- tha Xhuliano Bitri.

Marrëdhënia mes Xhulianos dhe Klajdit ishte shumë e fortë. 

‘Nuk ishte vetëm vëllai im. Ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë për të më siguruar një jetë më dinjitoze. Edhe kur fitonte 500 euro në muaj, sapo mbërriti në Itali, më ndau 300: për dokumentet e mia që të vija këtu të jetoja me të, në një apartament afër stacionit në Ankona. Ai u sakrifikua deri në pikën që të luaja në një ekip futbolli.’- tha Xhuliano.

Klajdi punonte në port, në kantieret e ndërtimit në Mattei, ku "merrej me dyshemenë e varkave luksoze". Shumë miq dhe kolegë që shkuan në morg për ti qëndruar pranë Xhulianës kujtojnë Klajdin. 

‘Një djalë – thonë – që nuk ishte në gjendje të debatonte me askënd. Ai mendote për punën dhe familjen e tij. Vëllanë këtu me të dhe prindërit në Shqipëri. Sigurisht – shtojnë ata – do të organizohemi për të bërë një protestë të kërkojmë të gjithë së bashku që drejtësia të vihet në vend për Klajdin.’- u shprehën miqtë e tij.

Algjeriani Fatah Melloul u arrestua 4 orë pas krimit e policia arriti ti sekuestronte edhe armën me të cilën i preu jetën në mes Klajdit 23 vjeçar.

    M.Q.//ReportTv.al
    Komento
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?