Foto: Kushtrim Kokalla
Kushtrim Kokalla u arrestua sot nga Policia e Kosovës, si i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit.
Kokalla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bashkëpunuar me Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës, dhe Granit Plavën, dorasin, në vrasjen e 30 vjeçares
Në një prononcim për Indeksonline, i vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.
“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di. Vallahi nuk besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën!” ka thënë ai.
Duke përshkruar gjendjen e familjeve, ai thotë se të gjithë janë të shokuar.
“Nuk kam informata tani [flet për familjen e Liridonës]. Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” ka thënë Kanon Kokalla për Indeksonline.
Liridona Murseli u vra të mërkurën mbrëma, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët e saj drejt shtëpisë në Prishtinë.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas, pranon se porositi krimin! Në pranga dhe nipi i tij e ekzekutori: Më premtoi 30 mijë euro
S.G/K.M/ReportTv.al