Fleta e votimit e Qarkut Tiranë dhe Ilirjan Celibashi

Politikë

Fleta e votimit me numra më 25 prill, ja si duket ajo në çdo qark! Bindja Demokratike ndryshon logon

5 Prill 2021, 20:04| Përditesimi: 5 Prill 2021, 20:42

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar se si do të duket fleta e votimit në 12 qarqet e vendit me numra. Fleta e votimit do të jetë me përmasa të njëjta, por ajo që ndryshon nga qarku në qark është madhësia e shkrimit, kjo në varësi të numrit të mandateve që nxjerr secili qark. Fleta e votimit do të jetë me numra, pas vendimit final të marrë ditën e djeshme nga Kolegji Zgjedhor!  12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ, ku logoja e secilës prej tyre qëndron në krye dhe më pas vjen numri i kandidatëve dhe sipër emri i partisë apo koalicionit dhe kryetari i saj.

Ajo që vihet re është se ka ndryshim në logon ë partisë Bindja Demokratike, pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre. Nisur nga kjo, në fund Kolegji i dha të drejtë PD-së duke i ndryshuar logon Bindjes Demokratike, edhe pse përfaqësuesi i saj, Fabjan Topollaj nuk ishte aspak dakord me të.

Gjatë ditës së sotme kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar me detaje se kur një votë do të quhet e vlefshme dhe kur jo. Një votë do të quhet e pavlefshme, atëherë kur një votë shkon për partinë/koalicionin dhe ndërsa votuesi voton kandidatë nga një parti tjetër. Pra në çdo rast, votat duhet të jenë brenda së njëjtës parti/koalicion. Gjithashtu nuk lejohet as të votohet për 2 kandidatë njëkohësisht apo për 2 parti të ndryshme. Ndërkohë, votuesit kanë të drejtën që të zgjedhin vetëm kandidatin ose vetëm partinë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që kur votohet vetëm kandidati, atëherë kjo votë automatikisht i shkon edhe partisë me të cilën ai garon.

Ashtu sikurse u vendos ditën e djeshme, fleta e votimit do të jetë me numra dhe për të shmangur çdo paqartësi apo konfuzion të votuesve në ditën e votimit, në çdo qendër në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?