Fleta e votimit në 25 prill, KQZ zbulon 4 variantet që po diskutohen! Hiqet modeli i Kosovës! Zbardhet shuma, ja sa do marrin PS-PD-LSI për fushatë

22 Mars 2021, 20:08| Përditesimi: 22 Mars 2021, 22:48

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 4 variantet e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Njëra nga këto fletë votimi do të përzgjidhet nga KQZ.

Në fletën e votimit në të gjitha variantet, kandidatët për deputetë janë me numra ndërsa në krye të fletës është dhe emri dhe logo e partisë apo koalicionit. Ajo që bie në sy është se në asnjë nga modelet e mësipërme nuk është përdorur varianti i Kosovës.

KQZ ka marrë si shembull në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet të ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.

Më 18 mars është hedhur shorti në KQZ për renditjen e subjekteve në fletë, ku partia Social-Demokrate është renditur e para në fletë. Partia Socialiste do të mbajë numrin 12 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Ndryshimi do të mbajë numrin 9 në fletën e votimit. 

Shorti është hedhur për 12 partitë politikë, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë edhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditen pas subjekteve politike në Qarqet ku ato kandidojnë.

Renditja e partive:

  1. Partia Social Demokrate 1
  2. Partia Balli Kombëtar  2
  3. Lëvizja Demokratike Shqiptare  3
  4. Bindja Demokratike 4
  5. Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët 5
  6. Lëvizja Socialiste për Integrim 6
  7. Nisma Thurje 7
  8. Partia Lëvizja e Re 8
  9. Partia Demokratik dhe Aleanca për Ndryshim  9
  10. Aleanca Demokracia e Re 10
  11. Lëvizja për Ndryshim 11
  12. Partia Socialiste 12

Ora 22:43
KQZ jep 2-fishin e parave partive politike për fushatën e 25 prillit, PS merr pjesën e ‘luanit’, ja sa merr PD-LSI

1616449574_pdpslsi.jpg

 Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike në zgjedhjet e 25 prillit, është 2 herë më i madh krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Kështu, KQZ bën me dije se në total partive do u shpërndahen 130,000,000 lekë, ku pjesën me të madhe e merr PS, e ndjekur nga PD, si subjektet politike që kanë marrë më shumë vota në 2017.

1. Partia Socialiste e Shqipërisë 764, 750 vota 48.34%
2. Partia Demokratike 456,413 vota 28.85%
3. Lëvizja Socialiste për Integrim 259,934 vota 16.69%
4. Bindja Demokratike 20,350 vota 2.67%
5. Partia Social Demokrate 22,320 vota 1.43%
6. Partia Republikane 53,784 vota 3.44%
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 19,644 vota 1.26%
8. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 76,069 vota 4.81%
9. Partia Fryma e Re Demokratike 29,984 vota 1.92%
10. Partia Demokristiane e Shqipërisë 20,271 vota 1.30%

Në përllogaritjen e vlerës së votës janë përfshirë edhe partitë politike të cilat kanë plotësuar kushtin e tejkalimit te kufirit prej 1% por që nuk do të përfitojnë fonde për shkak të mosregjistrimit të tyre ne zgjedhjet per kuvendin të datës 25 prill 2021.

1. Partia Demokracia Sociale (PDS) 20.064 vota 1.28%
2. Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV91) 17.465 vota 1.12%
3. Partia Lista e Barabartë (LIBRA) 19.806 vota 1.25%

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?