'Flinin në një dhomë', flet nëna e 12-vjeçares që denoncoi djalin e bashkëjetuesit në Pogradec: Pashë fotot të dy të përqafuar dhe i dëgjova pas derës

8 Janar, 17:15| Përditesimi: 8 Janar, 23:06

  • Share

Mirela.B, nëna e 12-vjeçares, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj në Pogradec për marrëdhënien seksuale me të bijën e mitur prej gati 2 vitesh, ka folur për herë të parë mbi ngjarjen. Ajo ka thënë për mediat se gjithçka e kishte kuptuar para dy muajsh, por nuk kishte reaguar prej frikës së dhunës që përjetonte në atë banese prej kohësh.

“Ai thoshte e kam si motër. E pikasa pastaj. Pash telefonin që i kishte shkruar zemër. Ai e pranoi. Vajza më tha e kam si vëlla. Psikologjia më tha sot që ata duhen të dy. Edhe ai edhe ajo. S’po i bëj gjë thoshte. Ne hanim e pinim aty. Me atë rrinte më shumë. Tre vjet flinin në dhomën lart. Jo s’ka dhomë, jo nuk ka kështu. Vajza ime flinte lart. Unë pash foton që kishte dal me të. Të përqafuar. Është 12 vjeç. Nuk më ka thënë gjë policia. E pyetën psikologët. E kam me vete. Mua psikologjia më tha që ata të dy kanë të bëjnë me njëri tjetrin. Kaq më tha. Bashkëjetuesi aq më torturonte sa. Rreth 3 vjet kemi që jetojmë. Ai nëse e do vërtet të thotë të rritem dhe ta marr. Të flejë tani me çupën jo njëherë’

Nëna kërkon që vajzës t’i bëhen të gjitha ekzaminimet, të cilat deri më tani nuk i janë bërë.

“Vajza nuk i është nënshtruar kontrolleve shëndetësore. Kam kërkuar që të vizitohet. Vajza nuk më tregon”.

Pas denoncimit të rastit, 29-vjecari u arrestua nga policia dhe pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa nënë e bijë janë shpërngulur nga Pogradeci në Përrenjas.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?