Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit shprehu irritimin e tij nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat në Greqi nga Shqipëria për takimin e Ramës me diasporën në Athinë. Braçe 'shpërthen' ndaj opozitës që nu ngre çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.
'Ju kam dëgjuar gjithë javën që keni folur për autobuza, për punonjës administrate që kanë shkuar e kanë ardhur në Greqi për një takim të kryeministrit me shqiptarë. Po si nuk iu a zuri një herë goja një javë rresht, e ajo çështja e pensioneve të punëtorëve shqiptarë 30 e ca kusur viteve në Greqi është një çështje themelore që e kemi të përbashkët, si socialistë e demokrat. Po si ka mundësi edhe sot këtu nuk e përmendi njeri. Po prit më se ta kuptoj përmendjen e çështjes së luftës, edhe një herë që ta përmendi çështjen e luftës në këtë sallë kur keni bërë aleancë edhe marrëveshje vetëm 2 muaj e fundit tek Agimi i Artë në Greqi.
Po pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni. Po pse çështjen e dokumentave të shqiptarëve atje e keni të vështirë ta përmendni. Po si ka mundësi që ministri i Ekonomisë atje në parlamentin e Greqisë çohet dhe i trajton shqiptarët, punëtorët shqiptarë thjesht e vetëm si bujkrobër që duhet t’iu jepen letra pune, jo letra qëndrimi. Dhe nuk reagon kush nga ju. Ça halli është? Po si e pranoni që ca njerëz, shtetas shqiptarë këtu brenda territorit, ju paguhen pensione për andej, po që s’janë pensione kontribute përmes sigurimesh shoqërore. Po janë pensione homogjenësh. Kurse për çështjen e punëtorëve shqiptarë atje nuk thoni asnjë gjë', tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar
G.K/ReportTv.al