Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do zhvillojë këtë të martë dy ndeshjet e para gjysmëfinale për zonën play-off. Dy skuadrat që do dalin fituese nga përballjet e sotme në 16:00, do shkojnë në finalen e madhe për të mësuar se cila prej tyre do luajë kundër vendit të tetë të renditur në Superligë.
Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari që u rendit në vendin e tretë do luajë me Apoloninë, ndërsa në Berat vendasit e Tomorit do luajnë me Korabin. Si Flamurtari ashtu edhe Tomori kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, me shortin që i vendosi përballë tifozëve të tyre. Ndeshjet do jenë teke, teksa në rast të barazimit duelet do i drejtohen kohës shtesë dhe më pas penalltive.
Play-off / Kategoria e Parë - 16:00
Flamurtari - Apolonia
Tomori - Korabi