Flogert Muça: Socialistët dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk honepsin dot është partia e Ilir Metës

23 Tetor, 22:49| Përditesimi: 23 Tetor, 22:58

  • Share

 

Gazetari Flogert Muça është i mendimit se si socialistët dhe demokratët kanë një gjë të përbashkët: që nuk honepsin dot partinë e Ilir Metës. Në Repolitix ai shton se ata deputetë të PD-së që shkuan në Strasburg janë të lumtur pasi me arrestimin e Metës mund të marrin votat e tij në zgjedhjet e ardhshme. 

'Kur Sali Berisha mori masën e arrestit në shtëpi, Meta 6 muaj nuk u vajti poshtë ballkonit. Ishte duke negociuar, ja kam dhënë vulën dhe ja kam marrë. Nuk arriti dot atje dhe shkoi tek Berisha. Këtë nuk e ka harruar Berisha. Ata që kanë shkuar atje në Strasburg nuk mendojnë me kokën e tyre asnjëri. Sekreti publik, socialist dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk e honepsin dot është partia e Ilir Metës.

Në këtë kuptimin janë të lumtur, këta mendojnë se do rrudhet Meta dhe do i marrin votat, më shumë vende për ta. Çilen negociatat, amerikanët dhe evropianët përshëndetin punën e SPAK, këta bëjnë opozitë me raportet e SHBA dhe BE. Tani shkojnë i thonë Evropës sa keq jemi  ne me raportet e Evropës. Janë me shpinë ndaj parlamentit, këto parulla i kanë për doktorin që jemi këtu.'


Lajmi kryesor:

Meta në burg/ Galdini: Kërcënoi Dumanin si Toto Rina dhe Al Kapone! Muça: Do t'i jap zemër mbështetësve jashtë! Tafani: Bashkë me Berishën prej vitesh kanë fyer gjyqtarët


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?