Flokë me birrë, qerpikë me bojë këpucësh, zonjat kujtojnë me nostalgji vështirësitë për t'u dukur bukur para viteve ‘90

3 Qershor 2022, 14:00| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 14:06

  • Share

Në një intervistë në “Rreze Dielli” zonjat Eliana Mitro inxhiniere dhe parukieret Beli Cafi dhe Arta Janushaj kujtuan me nostalgji vitet para ’90, kur zonjat dhe vajzat kishin vështirësi për të gjetur produktet që do t’i ndihmonin për t’u dukur më bukur pasi si çdo gjë tjetër në periudhën komuniste në Shqipëri kishte mungesë edhe në produktet e bukurisë dhe veshje.

‘Dëshira për t’u veshur bukur ishte tek të gjitha shoqet e mija.Vështirësia ishte e madhe, pjesa më e madhe e copave ishin të kombinatit të Beratit që nuk ishin ndonjë cilësi, nga ana e estetikës dhe bukurisë të linin për të dëshiruar. Shiteshin dhe disa copa që vinin nga importi dhe ne mundoheshim që të kishim mike ndonjë shitëse kështu që ato më gjenin copa” thotë znj. Eliana.

Por jo vetëm në veshje, edhe në produktet e bukurisë, kishte mjaft mungesë. Ajo kujton se kishte vetëm një krem njgyrë rozë që përdorte në mëngjes ajo dhe të gjitha zonjat, ndërsa produkte make up-i gjendeshin shumë pak.

“Në atë kohë për mua dhe për të gjitha gratë ishte një krem pudër ngjyrë rozë që e prodhonte profarma, dhe çdo mëngjes unë vija vetëm atë kremin, tjetër nuk kishte. Po të doje që të hidratoje fytyrën nuk kishte. Mamaje merrte bojën e këpucëve dhe lyente flokët, e keqja ishte kur të zinte shiu, duhet të kishe kujdes sepse fillonte të rridhte .Manikyra kishte,  ishin të profarmës, ishin transparent. Ndërsa lapsa sysh, make up nuk bëhej fjalë. Mua shpesh më merrte burri kur kishte skena xhirimi dhe aty kam parë për herë të parë se si ato grimieret e kinostudios i vinin make up aktorëve dhe çuditesha si mbuloheshin poret dhe shkëlqente fytyradhe shikoja dhe sytë se si ja lyenin me lapsa” kujton me nostalgji znj. Eliana Mitro, ish-inxhniere.

Edhe për flokët, situata për zonjat dhe vajzat nuk ishte e thjeshtë, ata kujtojnë që llaku i flokëve mungonte e për të mbajtur në formë modelin, duhet të përdornin birrë, ndërsa pajisjet për të bërë flokët me onde e kaçurella nuk kishte pothuajse fare.

 Ishte torturë e madhe që çdo natë duhet të vendosja bigudinat dhe flija me bigudina  dhe që t’I mbaja flokët e kthyer, i vija çdo natë bigudina dhe I lidhja pastaj me lecka. Pastaj sajova disa bigudina kallcuku me tub elektrikë, që I bëje disa vrima me shtizë të nxehtë, hapeshin dy hallka që të mbërtheje llastikun “ kujton më tej znj. Eliana.

Më pas u bëmë pak më praktike , filuam me çorapet e xhamit me gazetat e zakonshme i prisnin, i mbështillni dhe i lidhnim dhe gjithë natën i mbanim’ kujton Arta Janushaj, parukiere.

Megjithatë, mes natyralitetit që i karakterizonte dhe kushteve  me të cilat duhet të përballeshin zonjat dhe vajzat para viteve ’90 arritën që të ruanin bukurinë dhe elegancën e tyre edhe në vështirësi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?