Flokët janë bërë për t’u lyer? Duroni edhe pak, sepse në kushte shtëpie mund të përdorni edhe të tjera trajtime që i bëjnë flokët të shkëlqejnë. Aspirina ka një efekt të jashtëzakonshëm për flokët e dëmtuar. I bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe me volum. Po ashtu, shumica e vajzave kanë përvojë pozitive me eliminimin e plotë të zbokthit duke përdorur aspirinën.
Aspirina nuk ushqen vetëm rrënjët e flokëve, por ndikon edhe në pamjen e jashtme të tyre, prandaj efekti është i dukshëm që nga përdorimi i parë.
Mund ta shtoni pluhurin në maskën e flokëve pasi të grimconi 4-5 tableta.
Ekziston edhe një mënyrë më e thjeshtë:
Merrni tri tableta aspirinë dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja. Më pas aplikojeni në flokë pasi keni përdorur shampon kur vendosni maskën ose balsamin./ClassLifestyle