Flora Nikolla presidente e Albanian Excellence zbulon për “Shqiptarja.com”, shumë kohë para se të ndodhë, sekretet e një eventi të madh-“Zonjat që bëjnë Shqipërinë. Ky projekt do të kurorëzohet me një mbrëmje gala më 7 dhjetor në Mak Albanian Hotel, në Tiranë.
Puna ka nisur shumë më herët, ndërsa pak ditë më parë u bë mbledhja e bordit për projektin e iniciuar nga Albanian Excellence që vazhdoi me diskutimet e shumta dhe votimin e emrave të zonjave që do të jenë pjesë mbrëmjes Gala dhe e librit me të njëjtin titull “Zonjat që bëjnë Shqipërinë“?! A ka mjaftueshëm vendi ynë zonja që vërtetë bëjnë Shqipërinë; aq të forta sa të kapërcejnë rutinën e profesionit dhe interesat e tyre e të japin për Shoqërinë e vendin ku jetojnë. Duket si një sfidë e vështirë t’i gjesh, por Flora Nikolla nuk di të ndalet. Ajo e di se ato punojnë pa bujë. Flora ndjek ritmin dhe energjinë e këtyre vajzave dhe grave.
“Ato janë emra dinjiteti dhe personaliteti njerëzor, që të kujtojnë se suksesi arrihet përmes një pune këmbëngulëse drejtuar nga pasioni dhe parime të forta morali dhe fisnikërie”. Kështu shprehet presidentja e projektit Flora Nikolla, duke i shtuar një vijimësi në ngjitje suksesit të Albanian Excellence, ku ajo vetë ka rendur pas gjurmëve të shqiptarëve të shquar nëpër botë, pa u ndaluar nga barrierat. E takojmë në çastin që po zhvillonte punën me bordin. Ky bord është i përbërë nga personalitete të njohura, që vijnë në ndihmë të përzgjedhjes së emrave të njohura të zonjave që bëjnë Shqipërinë. Dhe presidentja Nikolla shprehet se: “të zgjedhësh një zonjë të tillë, do të thotë të kesh ndërtuar një manual vlerash me tezat e tyre reale për ndërtimin e një shoqërie vlerash në Shqipërinë tonë.”
Një ndër zonjat që bëjnë vërtetë Shqipërinë është edhe Flora Nikolla. Në intervistën për “Shqiptarja.com” portreti i saj do të zbulohet gradualisht nën velin e projekteve që arrin të realizojë.
Intervista e plotë
Si lindi projekti juaj “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, ndërsa që nga 2012-a dihet se ju keni drejtuar suksesshëm Albanian Excellence?
-Projekti “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, është një vazhdimësi e një platforme që Albanian Excellence e ka hartuar tre vite më parë. Kjo është platformë e gruas suksesit shqiptar që presupozon krijimin e një data base me gratë e shquara dhe të suksesit shqiptar, nëpërmjet botimit të librave, nëpërmjet organizmit të spektakleve, të mbrëmjeve për evidentimin e këtyre grave që do të ishin efiçente e më pas në pas në organizmin e një kongresi njëherë në dy vjet të gruas së suksesit shqiptar. Dhe ky kongres presupozon marrjen e vendimeve globale të gruas në ndikimin e jetës së saj familjare, shoqërore, inteletuale në përgjithësi. E nisëm këtë platformë dy vite më parë, me konkluduam me shumë sukses në organizimin e megaprojektit, “Zonjat Shqiptare në Nju Jork” , në Manhatan me organizmin e një mbrëmjeje gala në pjesëmarrjen e ish presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në kujdesin e të cilit u organizua edhe aktiviteti. Kjo platformë që unë iu thashë më sipër, u formëzua përmes një memorandumi që u nënshkrua mbas përfundimit të këtij aktiviteti. Domethënë në Nju Jork u organizua mbrëmja gala dhe u bë botimi i manualit të gruas ekselente shqiptare atje, me pjesëmarrjen e grave të suksesit nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe u nënshkrua ky memorandum që e vinte në në qëmdër gruan shqiptare. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, në vitin 2018, u shpall Viti Gruas Shqiptare, nga bordi i Albanian Excellence me konfirmimin e një megaprojekti, i cili do të vazhdojë 2 vite dhe që është “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, vetëm me zonja suksesi nga Shqipëria dhe me projektin tjetër “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”, me zonja nga gjithë hapësira mbarëshqiptare kudo ato janë.
Si do të jetë ecuria e këtij projekti?
-Projekti do të përfundojë në 7 dhjetor me organizmin e një mbrëmje Gala, ku do të jenë të gjitha gratë shqiptare që kanë arritur sukses në fusha të përcaktuara në bazë të një programi nga Albanian Excellence; drejtësi, mjekësi, ekonomi, media sociale etj. Njëkohësisht kjo mbrëmje Gala do të promovojë librin me të njëjtin titull, që do të jetë një manual vlerash. Të gjitha gratë e përzgjedhura nga një bord me emra zonjash mjaft të njohura, nga të gjitha këto fusha në këtë libër do të tregojnë pse e kanë zgjedhur profesionin që përfaqësojnë, si e shikojnë ato profesionin që është sot dhe konkretisht në vazhdimësi, cilat janë tezat reale konkrete për të ndryshuar profesionin që ju takojnë. Nuk është si të thuash vetëm një lavdërim apo vlerësim që sigurisht ekziston brenda të tërës, por edhe një detyrim moral që tregojë se këto gra apo këto motra apo këto zonja do të tregojnë për të ndryshuar Shqipërinë. Ketë manual do ta kenë në dorë , nga qeveritarët më të lartë, përfaqësues të shoqërisë civile, por njëkohësisht do të konkludohet me organizmin e një konference që do të mbahet në vitin 2019 ku gratë do të tregojnë e referojnë se çfarë kanë bërë nga tezat për të ndryshuar profesionin e tyre në këtë libër. Ky vlerësim duhet të kthehet në konceptim moral në favor të shoqërisë ku ne jetojmë. Këtë herë sfida duket edhe më e vështirë. DH.H: A gjen mjaftueshëm zonja që vërtetë e bëjnë Shqipërinë? F.N: -E para, sigurisht u nisa nga kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë. Është shumë e rëndësishme që në këto kushte, që vihet re një lloj apatie dhe vihet re një dëshirë e madhe që njerëzit të largohen nga Shqipëria, duhet një motor që të rindezi energjitë që janë brenda vendit. Dhe sigurisht nuk mund të anashkalohet në gjithë këtë situatë që po flasim roli që luan gruaja, roli që luajnë motrat shoqet tona. Në këtë kuptim duhet dhënë një impuls të gjithë këtij zhvillimi që ndodh në vendin tonë. Albanian Excellence mendoi si detyrim moral rehabilitimin vlerave morale sociale, kulturore, kombëtare që kemi ne brenda vendit. Kjo ishte dhe arsyeja që ne përzgjodhën për të bërë momenti që këtë manual. Sikundër e thashë dhe më sipër, nuk është vetëm vlerësim. Tani ka ardhur momenti që këta njerëz që ka vlerësuar Albanian Excellence, ta kthejnë në vlerë morale për shoqërinë atë vlerësim që është bërë. Është detyrë e qytetarëve dhe aq më tepër e intelektualëve. Këto zonja që do të përzgjidhen kanë një detyrim moral që nëpërmjet fjalës, bagazhit çdo gjë që kanë krijuar ta kthejnë në një vlerë për shoqërinë, sigurisht që do të vlerësohen edhe shumë bukur në mbrëmjen Gala. Do të krijohet dhe një trofe enkas për Zonjat që bëjnë Shqipërinë, por vlera më e madhe e gjithë këtij projekti qëndron tek tezat që do të hedhin këto zonja për ta ndryshuar Shqipërinë. Secila nga zonjat, në libër do të shkruajë për dedikimin që kanë për profesionin, arsyen pse iu kushtuan profesionit, por ajo që ato do të tregojnë është sesi mund ta ndryshojnë për mirë këtë profesion. Në një konferencë shkencore në vitin, 2019-s , Zonjat që bëjnë Shqipërinë, do të tregojnë se çfarë ka ndodhur dhe si është vijuar me të gjitha tezat që ato kanë hedhur në libër, cilat janë nismat apo iniciativat globale që kanë marrë. Po njëkohësisht do të kalojmë edhe në një stad më të lartë dhe pas konferencës do të kalojnë në një manual tjetër, “Zonjat që bëjnë shqiptarinë”. Do të përfshihen edhe gratë që janë jashtë Shqipërisë nga Kosova, Maqedonia që kanë kontribuar në zhvillimin e familjes jetës së tyret intelektit dhe të gjithë kontinuitetit dhe idesë së parë të Albanian Excellence për afrimin e shqiptarëve e atyre njerëzve që me dhimbje ikën dhe atyre që jetojnë jashtë kufirit, por që dëshirojnë të kthehen dhe të kontribuojnë . Dhe në 2020-n do të kalojmë në fazën tjetër në organizimin e Kongresit të parë të gruas ekselente shqiptare ku do të japin teza më të sofistikuara në favor të gruas botërore, pse jo neve të mos bëhemi faktor në ndryshimin e ne grave. Pavarësisht zhvillimit frenetik që kemi në këtë shekull, që gruaja del në punë në mëngjes dhe vjen në darkë ka ardhur koha të ketë hapësira më të mëdha. Nuk ka pse ne të mos bëhemi faktorë në fazën e globalizimit të shoqërisë. Kam siguri që kongresi në 2020-n do të jetë kongres model që do të çojë përpara dhe gruan shqiptare. Nuk është vetëm ana vlerësuese. është se do të vijmë gradualisht si faktor në botë.
Flora, ju në një kohë për më shumë se 30-vjeçare i jeni kushtuar gazetarisë dhe jeni gazetare e njohur në shumë fusha të saj, e sidomos në atë të kulturës. Pse e zgjodhe këtë projekt dhe jo një tjetër?
-Unë e kam menduar shpesh këtë. Në fillim kam dashur të shkruajë letërsi dhe mendoj do të vazhdojë ta bëjë. Por këto janë kushtet që ndodhemi dhe duke u bashkuar me përjetimet profesionale vijnë të tilla rrethana që çojnë në kthimin e një njeriu që punon në shoqërinë civile. Gazetaria është mision fisnik që qëllimin final e ka në emancipimin e një shoqërie dhe një gazetar duhet të jetë shumë hapa para. Është fatkeqësi që gazetaria shqiptare ka degjeneruar në një kast gazetarësh, të cilët ose sjellin stof të parë në gazetari, elementë shumë të vakët e pa kulturë, ose i binden pushtetit të pestë të krijuar në 20-vjecarin e fundit të cilët kanë fshire e vijojnë të fshijnë, pushtetin që ka media në emancipimin dhe zhvillimin e një shoqërie. Një gazetar duhet te dije të japë mesazhe zhvillimi në një shoqëri dhe jo përmes mediokritetit të çojë atë në regres.
Cila ka qenë gruaja e parë shqiptare që të ka frymëzuar për të zbuluara e çmuar vlerat e që ndjesh nevojën se këto vlera duhen shpallur?
-Është nëna ime, një grua e jashtëzakonshme, një mjeke që me modestinë e saj ia kushtoi jetën profesionit dhe ishte një grua shumë e angazhuar në komunitetin shqiptar. Nëna ime i ka bërë paralelisht dhe tërë jetën profesionin dhe punën për komunitetin. Ajo ka qenë anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, nënkryetare e Këshillit Popullor dhe aq më tepër ishte një humaniste dhe nënë e jashtëzakonshme, edhe pse se kishte aq të lehtë sepse babai im, Niko Nikolla, ishte gazetar e gjithë ditën i angazhuar me profesionin. Kjo grua, nënë shembullore, aktiviste dhe që punonte 12-13 orë në ditë ka qenë frymëzimi im. Nuk është rastësi që unë e bëj me kaq përkushtim këtë projekt për gratë.