Florent Hasani nuk do jetë gati për Tiranën. Sulmuesi anësor është dëmtuar në gju dhe e ka mbyllur këtë vit me bardheblutë. Në përballjet kundër Vllaznisë dhe Egnatias 26-vjeçari do jetë mungesë e sigurt, teksa e ardhmja e tij duket larg Superligës.
Për shqiptarin e Kosovës ka disa oferta dhe janari mund të bëjë që drejtuesit e Tiranës të pranojnë interesin e klubeve të huaja, kryesisht nga Turqia. 500 mijë euro është vlera e tij në treg, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në elitën e Shqipërisë.
Në 16 ndeshjet e këtij sezoni, Hasani ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë tre asiste në 1266 minuta të luajtura. Veç dëmtimit, problem për Julian Ahmataj do jetë edhe fakti nëse do e ketë sulmuesin për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një largimi të mundshëm.