Florent Hasani

Florent Hasani në optikën e klubit ukrainas, pritet largimi në janar

8 Dhjetor 2023, 09:55
  • Share

Florent Hasani u bashkua me Tiranën në verën e 2022 nga Gyirmot i Hungarisë, me mëngjarashin që asokohe nuk po kalonte një formë të mirë. Pas katër sezoneve në klube të huaja, Florentit iu besua fanella titullare dhe një rol në sulmin e Tiranën.

Drejtuesit e bardhebluve duket se fituan një bast me të, teksa Hasani padyshim ishte njeriu i sezonit të shkuar dhe këtë kampionat ka shënuar nëntë gola dhe dhënë tre asiste.

Me kontratë deri verën e 2024, Hasani duket se është pranë largimit në janar. 26-vjeçari ka disa oferta dhe më pranë tij duket Vorskla Poltava në Ukrainë. Më herët nga Tirana te Vorskla kaluan emra si Taulant Seferi, Ardit Toli dhe Enur Totre.

Pritet janari që Tirana për ofertën e duhur të lërë të lirë sulmuesin anësor, teksa më parë do duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për 'flamurin' e skuadrës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?