Florentino Perez

Sport

Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madrid

19 Janar, 21:08| Përditesimi: 19 Janar, 21:16

  • Share

MADRID - Florentino Perez është rizgjedhur president i Real Madridit deri në vitin 2029. Kandidatura e biznesmenit madrilen ishte e vetmja që iu paraqit këshillit të procesit zgjedhor të hapur më 7 janar dhe "Galaktikët" kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme marrëveshjen e arritur nga Bordi për rizgjedhjen e presidentit aktual.

Ky do të jetë mandati i shtatë për Perez, të cilit iu desh të luftonte për pozitën në votime vetëm në dy raste. Kjo në zgjedhjet e viteve 2000 dhe 2004, duke mundur Lorenzo Sanz, paraardhësin e tij në detyrë, në të dyja rastet.

Në pesë proceset e tjera zgjedhore, procesi nuk është dashur as të mbahet për shkak të mungesës së kandidatëve alternativë. Kjo ka ndodhur në vitet 2009, 2013, 2017, 2021 dhe në 2025.

Në moshën 77-vjeçare, Florentino do të bëhet presidenti më i vjetër në historinë e klubit madrilen. Gjatë mandatit të tij, i shtrirë në dy faza, klubi ka fituar 65 tituj, 37 në seksionin e futbollit dhe 28 në atë të basketbollit, ndër të cilët veçohen gjashtë Liga të Kampionëve dhe tre Euroliga.

Anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Real Madridit 2025-2029
·         Z. Florentino Pérez PRESIDENT
·         Z. Eduardo Fernández de Blas ZV/PRESIDENT
·         Z. Pedro López Jiménez ZV/PRESIDENT
·         Z. Enrique Sánchez González Zëvendëspresident
·         Z. Enrique Pérez Rodríguez ZV/PRESIDENT
·         Z. José Luis del Valle SEKRETARI
·         Z. Santiago Aguado ANËTAR
·         Z. Jerónimo Farré ANËTAR
·         Z. Manuel Cerezo ANËTAR
·         Z. José Sánchez ANËTAR
·         Z. Manuel Torres ANËTAR
·         Z. Manuel Gómez ANËTAR
·         Z. Gumersindo Santamaría ANËTAR
·         Z. José Manuel Otero Lastres ANËTAR
·         Z. Nicolás Martín-Sanz ANËTAR
·         Z. Manuel Redondo ANËTAR
·         Znj. Catalina Minarro ANËTARË
·         Z. José Ángel Sánchez ANËTAR
·         Z. Francisco García ANËTAR

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?