Këngëtari Flori Mumajesi

VIP & Spektakël

Flori Mumajesi feston ditëlindjen, postimi i këngëtarit dedikuar nënës së tij të ndjerë: Kjo nuk është vetëm dita ime

24 Gusht, 19:40| Përditesimi: 24 Gusht, 19:47

  • Share

Këngëtari Flori Mumajesi, i cili prej disa vitesh është tërhequr nga skena muzikore ka zgjedhur që ditëlindjen e tij ta shënojë jo me festime, por me një dedikim prekës për nënën e ndjerë.

Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit kujtimet më të ndjera nga fëmijëria dhe lidhjen e veçantë që ka pasur me të.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë… më 23 gusht një nënë u bë me djalë, me mua. Me këtë erë jam rritur. Era që kishim të dy, era jonë, era e nënës', shkruan ai.

Mesazhi përfundon me një ndjesi mungese dhe mallëngjimi për praninë e saj fizike, që sot mungon.

'Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: ‘Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë', shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARLIND: 25/08/2025 09:40

    edhe 100 vite te bukura gjigand.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?