Ashtu si të gjithë artistët e tjerë, edhe Flori Mumajesi, tashmë i vetë karantinuar, publikon video të ndryshme nga shtëpia e tij.
Paraditen e sotme Flori e ka kaluar nën shoqërinë e Report Tv, duke ndjekur raportimin live të gazetarit Arsen Rusta lidhur me mbipopullimin e rrugëve, specifikisht te '21 dhjetori', dhe ngritur njëkohësisht shqetësimin se njerëzit nuk po 'tregohen të bindur', duke thyer rregullat e karantinimit.
"Një xhiro për qejf sot do na kushtojë shumë nesër" apelon këngëtari.
Lajmi kryesor:
Artistët shqiptarë mesazhe optimizmi nga vetë karantinimi: Nuk e paskemi kuptuar çfarë kemi humbur...(VIDEO)
D.M.//ReportTv.al