Florian Marku dhe Chris Kongo

Florian Marku reagon pas humbjes: S'më pëlqejnë justifikimet, rikthehem më i fortë

2 Prill, 15:33| Përditesimi: 2 Prill, 15:35

  • Share

Boksieri Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë dhe kjo ndodhi të dielën përballë Chris Kongo në "O2 Arena" të Londrës. Pas dhjetë raundeve ishin pikët e gjyqtarëve që vendosën për humbjen e shqiptarit, që pas 15 ndeshjeve në boksin profesionist sheh humbje.

Tanimë vetë Marku ka reaguar në kanalet e komunikimit duke thënë se nuk i pëlqejnë justifikimet dhe se do kthehet më i fortë se kurrë.

"Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s'më pëlqejnë. Dua t'ju falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani. Do rikthehem më i fortë se kurrë", shkruan 31-vjeçari lushnjar në kanalet e komunikimit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?