Boksieri shqiptar, Florian Marku do rikthehet në ring pas afro një viti. Më 2 shtator në Manchester, "Mbreti shqiptar" do ketë përballë irlandezin Dylan Moran. Kundërshtari i Markut ka tetë fitore radhazi në boksin profesionist, teksa humbja e tij e fundit dhe e vetme daton më 2019 në SHBA.
Nga ana tjetër, Marku ndeshjen e fundit e fitoi në "Air Albania" kundër Migue Parra, afro një vit më parë. Shqiptari këmbëngul se është i freskët për këtë përballje. "Ndihem krejt i ri, mezi pres të futem në ring. Luftova në Shqipëri me një dorë dhe u lëndova vërtet. Tani gjithçka është mirë, po stërvitem shumë fort këto gjashtë muajt e fundit dhe nuk e kam ndërprerë stërvitjen", tha Marku për Sky Boxer. Kujtojmë se shqiptari ka 13 ndeshje, nga të cilat 12 fitore (7 me KO).
Vetë shqiptari ka konfirmuar në kanalet e komunikimit përballjen me Moran.
"Pas afërsisht një viti jashtë ndeshjeve erdhi koha për t'u rikthyer më fort se kurrë. Ndeshja do zhvillohet në Manchester AO Arena më 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran! Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Ju pres të gjithëve atje", njofton Marku.
jepi shqipe njish je
PërgjigjuCesht ke k.. ore qe pellet keshtu
Përgjigju