Florian Wirtz duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, thuhet se ka zgjedhur të bashkohet me Liverpoolin, kampionët aktualë të Anglisë.
Sipas mediave të huaja, 21-vjeçari ka refuzuar interesin e vazhdueshëm të Bayern Munich, duke preferuar një kalim në Premier League dhe të ardhmen në 'Anfield Road'. Edhe pse ende nuk ka një marrëveshje të arritur mes dy klubeve, në Angli konfirmojnë se vendimi personal i lojtarit është marrë tashmë.
Vlerësimi financiar për kartonin e Wirtz pritet të jetë mbi 100 milionë euro, por Liverpooli nuk do ketë vështirësi në përmbushjen e kërkesave të Bayer Leverkusen. Klubi anglez duket i vendosur për të sjellë në skuadër një nga yjet më premtues të futbollit evropian.
Florian Wirtz vjen pas një sezoni spektakolar me Leverkusenin, ku ka qenë ndër liderët e padiskutueshëm të ekipit duke shënuar 16 gola dhe asistuar 15 herë.
Komente
