Floriana Garo dhe Kreshnik Çollaku

Politikë

Floriana Garo e zhgënjyer me kryetarin e PD-së: As nuk më telefonoi pas humbjes së zgjedhjeve! I përgjigjet deputeti: Mirë t’i bëhet Lul Bashës me kësi rastesh

15 Tetor 2021, 08:20| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 08:40

  • Share

Moderatorja Floriana Garo ishte një nga risitë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të fushatës zgjedhore.

Vetë Garo, u angazhua publikisht, duke zhvilluar takime në terren me qytetarët për t’i bindur të që të votojnë PD-në, por për këtë nuk ka marrë as edhe një falënderim apo telefonatë nga kryetari Basha. Floriana Garo tha se gjithçka në parti bëhej mes kryetarit dhe njerëzve të tij dhe se nuk punohej në ekip.

“Unë vij nga një familje që ka votuar PS-në. Unë kam krijuar bindjet e mia dhe bindjet e mia janë kthyer djathtas. Me dëshirën për ndryshim unë erdha për të dhënë kontributin tim. Në eksperiencën time në PD kam vënë re një mbyllje, kam vënë re se gjithçka do ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij shumë të afërt. Kisha idenë se gjërat do bëheshin më shumë në ekip, por kam vënë re një mbyllje. Nuk më është dukur normale, unë nuk kam patur asnjë lloj “feedback-u” pas fushate. Asnjë telefonatë, më është dukur shumë e çuditshme. Asgjë, dhe mendova që ishte fillimi dhe e lashë kohën të kalonte, por sërish asgjë”, tha Garo në Opinion.

Ndërkohë pas deklaratës së saj, ka ardhur edhe reagimi i selisë blu. Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku me ironi shkruan ‘se fakti që s’paska marrë një telefonate falënderuese qenka një ndër problemet e çuditshme të PD-së’. Madje ai shton, se me këto raste ‘Lul Bashës mirë ja bëjnë’.

‘Qe Florianes (nje javoreshe ne Pd) nuk iu paska lene hapsira te drejtoje fushaten e PD madje nuk ka patur as telefonata falenderuese mbrapa, qenka nje nder problemet e cuditshme te PD dhe gabimet e Lul Bashes.  E dini cfare ,mendoj se ne kesi rastesh Lul Bashes mire ia bejne.’- shkruan Çollaku.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 15/10/2021 09:07

    Un jam jo dakort qe policeve t'u paguhen sepse eshte haku i tyre por mendoj qe paret e konfiskuara nga krimi plus qe duhet te jete shume e madhe por duhet te jene ne investim per popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?