Togeri Dan

Florida/ Injoroi thirrjet e autoriteteve për evakuim dhe sfidoi uraganin ‘Milton’ në det! 54 vjeçari u strehua në një varkë peshkimi

10 Tetor, 21:34| Përditesimi: 10 Tetor, 21:38

  • Share

Uragani Milton që goditi shtetin e Floridas në SHBA gjatë mbrëmjes të së mërkurës dhe orëve të para të mëngjesin të enjtes, nuk arriti të frikësojë të gjithë qytetarët, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për rrezikshmërinë e lartë.

Një rast i tillë është ai i një qytetari amerikan, i njohur si Togeri Dan, i cili preferoi të kalonte mbërritjen e uraganit në Florida i strehuar në një varkë të vogël peshkimi të ankoruar në Tampa Bay.

“Nuk u frikësova. Qëndrova gjithë natën zgjuar që nëse diçka prishte në varkë ta rregulloj, por çdo gjë shkoi mirë”,- tha  Joseph Malinowski, i njohur si Togeri Dan.

Togeri Dan e përshkroi përvojën si "shumë të butë", edhe pse varka e tij u përplas në mënyrë të përsëritur me një mur në port gjatë uraganit të kategorisë së tretë.

54-vjeçari amerikan e krahasoi uraganin Milton me uraganet e kaluara që ai kishte “sfiduar”, përfshirë uraganin Helene, i cili goditi zonën dy javë më parë. Në fakt për Togerin Dan uragani Helene ishte më i ashpër se uragani Milton.

Malinowski u bë viral në mediat sociale pasi refuzoi të evakuohej nga Florida pavaësisht thirrjeve të përsëritura të autoriteteve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?