Guvernatori i Floridas, Ron Desantis ka nënshkruar një ligj i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për minorenët në moshën 14 vjeç.
Nga ana tjetër ky ligj i firmosur të hënën parashikon lejen e prindit për përdorimin e rrjeteve sociale për adoleshentët e moshës 14-15 vjeç.
Fillimisht paketa e Desantis parashikonte ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht miratimit të prindit. Por paketa u rishikua dhe legjislatura republikane e Floridës solli një paketë të dytë. Ligji i ri për përdorimin e rrjeteve sociale pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i ardhshëm.
Megjithatë priten sfida pasi paketa ligjore mund të ngrejë pretendimet e kompanive të ndryshme se shkel amendamentin e parë, atë të shkeljes së lirisë së fjalës.
Legjislacioni gjithashtu i kërkon kompanive të rrjeteve sociale të fshijnë profilet e personave nën moshën 14 vjeç në Florida.