Selia e PD dhe Florjan Binaj

Politikë

Florjan Binaj kandidat i pavarur për Tiranën, PD mbledh firmat në mbështetje të tij

9 Tetor, 18:37| Përditesimi: 9 Tetor, 18:43

  • Share

Florjan Binaj është vetëshpallur si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës për në zgjedhjet e parakohshme, të cilat sot u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

Teksa Binaj ka dalë në zgjedhje si kandidat i pavarur, Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për ta mbështetur.

Në një mesazh që PD u ka dërguar strukturave, u kërkohet të angazhohen në mbledhjen e firmave për të mbështetur Florjan Binajn në Tiranë.

Mesazhi i PD drejtuar strukturave:

Përshëndetje të nderuar

Më poshtë gjeni hapat dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve të pavarur.

KANDIDAT I PAVARUR

Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkëlidhur.

Kujdes:

1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetëm nga zgjedhës që votojnë në atë zonë zgjedhore;

2 Për çdo zgjedhës që mbush formularin duhet edhe kopje e kartës së identitetit;

3 Formularët me firmat duhet të plotësohen para datës 19 tetor 2025.

Për Bashkinë TIRANË duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.

KZAZ

ZAZ me numër çift kanë kryetarin në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve dhe ZAZ me numër tek kanë Sekretarin i cili duhet të jetë jurist.

Ju lutem të dërgoni brenda ditës së sotme emrat e anëtarëve të KZAZ (banorë të Bashkisë Tiranë) me kopje të diplomës, Çertifikatë Personale dhe Formularët e Konfliktit të interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkëlidhur) për anëtarin e KZAZ.

Duhet filluar puna urgjent për mbledhjen e firmave pasi afatet janë shumë të ngushta.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?