‘Flurona’ varianti i ri i koronavirusit? Rakacolli për Report Tv: Është mbivendosje e COVID-19 dhe gripit! Rikthimi i virozave tregon dobësimin e virusit dhe efektin e vaksinimit

5 Janar 2022, 14:03| Përditesimi: 6 Janar 2022, 14:09

  • Share

Pasi varianti ‘Omicron’ po kërcënon botën dhe po përhapet me shpejtësi duke shtuar ndjeshëm numrin e infektimeve ditore, gjatë ditëve të para të 2022 një tjetër emër infeksioni po qarkullon në gjithë botën “Flurona”. Por a është ajo një variant i ri i COVID-19? Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi në një intervistë në Report Tv se në “Flurona” nuk është varinat i ri i COVID-19, por është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person.

“Flurona u lancua nga Izraeli dhe është një mbivendosje infeksionesh tek i njëjti person ai i COVID-19 dhe atij gripal.  Nuk është variant i ri virusi”, tha Rakacolli.

Ndërsa virozat gripale të stinës kanë prekur një pjesë të madhe të popullsisë në Tiranë, Rakacolli tha se kjo tregon se fuqia e COVID-19 po dobësohet dhe se vaksina po bën efektin duke siguruar më shumë mbrojtje nga koronavirusi. Kjo tha Rakacolli ka bërë që gripi të dalë sërish si mbizotërues dhe jo si dy vitet e shkuara të pandemisë ku u zhduk dhe mbizotëronte COVID-19.

“Në Tiranë është edhe gripi stinor që është aktiv, gjë që nuk e kishim vitin e kaluar. Fakti që tregon se ka nisur të mbizotërojë edhe gripi, atëherë COVID nuk e ka më atë fuqinë shpërndarëse si në fillim , por edhe se vaksinimi ka dhënë efektin e saj”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli tha se në Shqipëri nuk përcaktohet dot varianti i COVID që është infektuar një qytetar, “por duke u nisur nga klinika, tani për tani mbizotëron ende Delta dhe jo Omicron”.

Edhe vaksinimi po ecën me ritme të kënaqshme tha Rakacolli, ndërsa shtresa më skeptike për të bërë vaksinën është rinia. Ajo tha se me të dyja dozat janë vaksinuar 44 % e popullsisë së targetuar +16 vjeç.

“Me një dozë është vaksinuar 55 % dhe 44 %  me të dyja doza e popullsisë së targetuar +16 vjeç. Hezitimi i vaksinimit vijon të mbetet te moshat e reja.  Për shkak të informacioneve që marrin ata duhet ta filtrojnë atë dhe ta marrin përmes burimeve të besueshme”, tha Rakacolli.

 

Intervista e plotë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?